Fluks lëvizjesh u shënuan këtë të premte në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës.

 

Shumë emigrantë që punojnë e jetojnë në territorin grek zgjodhën që t’i festojnë pashkët ortodokse pranë të afërmve të tyre.

 

Për të shmangur radhët e gjata, autoritetet tona të kufirit po punojnë me katër sportele, ndërsa në dalje me tre.

 

Me numër maksimal sportelesh në dalje po punon edhe policia kufitare greke. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë hyrë më shumë se 6.000 shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *