Subscribe

Gjatë 48 orëve të fundit nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 12 mijë qytetarë për të kremtuar Pashkën Ortodokse.

 

Për të përballuar fluksin policia jonë kufitare punon me 7 sportele, 4 në hyrje, gjë e cila ka ndikuar ndjeshëm në uljen e radhëve të gjata në të dyja anët e kufirit.

 

Ndërkohë, me numër të shtuar sportelesh vijon të punojë dhe pala greke.

 

Gjatë dy ditëve të fundit ka pasur fluks të shtuar lëvizjesh edhe në Qafë Thanë. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë e kanë dalë 4600 qytetarë shqiptarë e të huaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *