E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Emigrantët kërkojnë azil në Greqi

Nëse marrëveshja mes BE dhe Turqisë per zhvendosjen e emigranteve nga Greqia drejt Turqisë u shoqërua me skepticizëm per efektivitetin e saj, tashme autoritetet greke po përballen me nje problem qe nuk e kishin menduar. Një fluks i larte refugjatesh po kërkojnë azil ne kete vend, duke refuzuar largimin. Kjo ka sjelle pamundësi per te vepruar me shpejtësi dhe transferimi i emigranteve është pezulluar deri te premten, duke penguar zbatimin e marrëveshjes. Grupi i pare prej 200 emigrantesh u transferua ditën e hëne ne Turqi. E ndërsa mijëra vete presin te udhëtojnë drejt Turqisë, zbarkimet ne ishujt greke vazhdojnë me ritme te larta. Deri tani plani i unionit nuk po jep efekte dhe rrezikon te dështoje. Sipas rregullores aktuale te Dublinit, vendet e BE-së kanë të drejtën që të kthejnë azilkërkuesit në shtetin e parë të unionit, ku ata kanë hyrë, por Gjermania nuk e ka zbatuar ate. Pritet që Komisioni Europian të sugjerojë ndryshime ne mënyrën sesi do ta zgjidhin çështjen e azilit vendet, ne përgjigje te krizës se emigranteve.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë