Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka folur për marrëveshjen e firmosur nga Shqipëria me Italinë për emigrantët. Për mediat italiane, Hasani është shprehur se do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

 “Qeveria respekton punën e drejtësisë, kështu që le ta lëmë Gjykatën Kushtetuese të bëjë punën e saj dhe të presim vendimin final.”, tha Hasani.

Duke e cilësuar si një sfidë që kapërcen kufijtë kombëtar, ministri thekson se çështja e emigrantëve zgjidhet vetëm përmes një qasje të vendosur dhe kolektive në frymën europiane.

Shefi i diplomacisë shqiptare nuk lë pa komentuar edhe kundërshtimin e opozitës ndaj kësaj marrëveshje.

“Opozita reagon negativisht ndaj çdo vendimi, pa i thelluar apo argumentuar opinionet e saj: është kundër gjithçkaje, pa ditur as çfarë kundërshton. Ajo është një marrëveshje reciproke mes vendeve që gjithmonë kanë ndihmuar njëri-tjetrin. Për ne është gjithmonë një nder të japim dorën kur na e kërkon Italia dhe do të jetë gjithmonë një privilegj të jesh një mik i veçantë i Italisë dhe aleat”, tha Hasani. 

Më tej Hasani nëvizon se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të adresuar sfidat e përbashkëta të emigracionit. Intervista e ministrit të jashtëm vjen një ditë përpara vizitës së kreut të diplomacsë italiane Antonio Tajani në Tiranë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *