Gjermania dhe Austria deklarojnë se në javët e ardhshme do të zhvillojnë bisedime me Italinë, mbi mënyrën se si do vendosin ta “mbyllin” rrugën e emigrimit përgjatë Mesdheut nga Afrika në Evropë.

 

Në takimin me kancelarin austriak Sebastian Kurz, ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer, ka thënë se planet e qeverisë së tij për masat e reja të emigracionit në kufirin e tyre të përbashkët, nuk do ta bënin Austrinë përgjegjës për njerëzit që mbërrijnë atje.

 

Nga ana tjetër Seehofer bëri të ditur se takimi do të ndodhte në prag të një takimi të ministrave të Brendshëm europianë, që do të realizohet të enjten dhe të premten e javës së ardhshme në qytetin austriak Innsbruck.

 

Ndërkohë të dyja palët u shprehën se në rast se Roma nuk do të bashkëpunonte, ata do të merrin akte kundra saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *