Gjykata e Lartë Britanike shpalli të ligjshëm planin e qeverisë për të dërguar azilkërkuesit në kampet e ngritura në Ruanda, pavarësisht se Gjykata Europiane për Të Drejtat e Njeriu kundërshtoi një masë të tillë.

 

 

Partneriteti i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar me vendin e Afrikës Lindore ka qenë subjekti i kritikave të ashpra që kur u njoftua nga autoritetet.

 

 

 

Ndërkohë Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, mirëpriti vendimin e Gjykatës së Lartë.

 

“Ne gjithmonë kemi thënë se kjo politikë është e ligjshme dhe sot gjykata e ka thënë këtë. Unë jam e përkushtuar që ky partneritet të funksionojë.Partneriteti jone me Ruanden do te prishe modelin e biznesit të bandave të trafikimit të njerëzve duke vënë në rrezik jetët përmes kalimeve të rrezikshme dhe të paligjshme me varka të vogla.”

 

 

 

Në prill, Britania e Madhe arriti një marrëveshje me Ruandën duke synuar dërgimin e dhjetëra mijëra emigrantëve në këmbim të 140 milionë paundëve. Mijëra shqiptarë janë mes atyre që kanë udhëtuar drejt Britanisë së Madhe në rrugë ilegale gjatë këtij viti, pjesa më e madhe e të cilëve nëpërmjet gomoneve nga kanali i La Manshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *