E martë, 15 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Emigrantët dhe terrorizmi

Qe prej 1 janarit Holanda ka presidencën e radhës se Bashkimit Europian dhe prioritetet ne këto 6 muaj, kane qene ne fokus te seancës dëgjimore qe Komisioni i Jashtëm dhe ai i Integrimit, zhvilloi me përfaqësuesen e këtij vendi ne Tirane.
“Ne fakt ne kemi marrë presidencën në kohë të vështira. Besoj se është e qartë për të gjithë se BE po përballet me situata të vështira, siç janë fluksi i madh i emigrantëve që po vijnë në vendet e Bashkimit Europian, sulmet terroriste që po godasin vendet tona, tentativat për të përhapur frikë dhe për të fragmentuar vendet tona. Verejmë se po përballemi me faktin se nuk gjejmë përgjigje të thjeshta për këto probleme”.
Ambasadorja ka theksuar se gjate këtyre muajve, fokusi do te jete tek qytetaret, pasi ka shume që janë kritik të Bashkimit Europian dhe duhen adresuar te gjitha shqetësimet e tyre.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video