E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Emigrantët bllokohen në Kapshticë

Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës u shënuan edhe mesditën e kësaj të diele. Shkak edhe këtë herë është bërë pala greke, e cila punon me personel të reduktuar konkretisht me dy sportele në hyrje, ndërsa pala jonë punon me gjashte te tille ne dalje. Ne këto kushte, qytetarët shqiptare kanë qenë të detyruar të presin në radhë të gjata për të kaluar në shtetin fqinj.
Në orët e para të mëngjesit, autoritetet tona kane pasur disa takime me policinë kufitare greke, te cilëve iu kane kërkuar shtimin e sporteleve. Ndërkohë që raportohet se në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, ka pasur një numër të lartë qytetarësh që presin në radhë për të shkuar në Maqedoni.

Më shumë video

Reklamë