E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

Fatjon Fasho është emëruar zyrtarisht drejtor i burgut të Drenovës.

Ka qënë drejtori i komanduar i drejtorisë së përgjithshme të burgjeve Femi Sufaj ai që ka bërë dhe prezantimin e Fashos para punojësve të administratës së këtij institucioni.

Fasho ka kryer funksione të ndryshme në burgun e Drenovës ndërkohë që kohët e fundit ishte në pozicionin e zv.drejtorit.

Edhe për drejtorin e komanduar të burgjeve Fatjon Fasho duke qënë prej shumë vitesh pjesë e drejtorisë së burgut të Drenovës është parë i duhuri për të qënë në krye të këtij institucioni, pasi vitet e tij si oficer karriere janë të shumta.

Gjatë kohëve të fundit ka patur disa lëvizje tituallarësh në burgun e Drenovës. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë