Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka komentuar emërimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

Rama u shpreh para gazetarëve se Cakaj është zgjdhur në krye të institucionit të Punëve të Jashtme si pasojë e aftësive të tij.

 

Por krahas kësaj deklarate, Rama nuk nguroi as të ironizonte edhe ish-ministrin E Jashtëm në kohën e PD, Aldo Bumçi.

 

“Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë se sa keni thënë fjalë ju të gjithë në dispozicion. CV-në e tij ju do ta keni në dispozicion sapo të bëhet ministër. Të jeni të sigurt që zgjedhja e tij është zgjedhja e një shqiptari si unë. Unë e neveris çdo kënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar zgjedhjen. E neveris! Ai është një ndër njerëzit më të ditur që kam takuar në jetën time. Të jeni të bindur që zgjedhja është bërë për meritë dhe për aftësi dhe nuk ka lidhje me asnjë teori konspiracioni. Ditmir Bushati është ministri më jetëgjatë në historinë e tranzicionit. Ky vend ka pasur barrën të mbajë Aldo Bumçin si ministër të Jashtëm dhe politika shqiptare i ka njohur vetes të emërojë Aldo Bumçin si ministër të Jashtë dhe askush nuk ka marrë penën të shkruaj për këtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *