E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Emërimet në Kushtetuese/ Venecia: Meta veproi sipas Kushtetutës

Zbardhet një pjesë e raportit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

 

Mësohet se në raport ekspertët i japin të drejtë presidentit Ilir Meta për debatin e hapur për gjyqtarët Kushtetues. Sipas Komisionit të Venecias, presidenti ka vepruar sipas Kushtetutës, ndërsa sjelljen e KED e cilësojnë të dyshimtë.

 

Debati Qeveri-Presidencë nisi pas emërimit të Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese dhe miratimit të një ligji për betimin e tyre. Për këtë çështje ju kërkua mendim ekspertëve të Venecias si nga mazhoranca, ashtu edhe nga presidenti.

 

Vazhdo të lexosh