Komisioni i Venecias ka caktuar datat 18 dhe 19 qershor 2020 për të dhënë opinionin përfundimtar lidhur me çështjen e dërguar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe për Paketën Anti-shpifje.

Puna e Komisionit të Venecias u ndërpre për shkak të pandemisë, duke shtyrë me dy muaj draft opinionet për dy kërkesa të ardhura nga Shqipëria.

Paketa “Anti-Shpifje”, e propozuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama ka sjellë tensione dhe përplajse të ashpra në vend, pasi përfaqësues të opozitës, analistët, gazetarë dhe shoqëria civile, e cilësojnë si cenim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

Po ashtu, pritet të jepet opinion përfundimtar edhe për debatin mbi Gjykatën Kushtetuesen mes Presidentit dhe mazhorancës për betimin e Arta Vorpsit dhe nëse zgjedhja e Marsida Xhaferllarit ka qenë përtej afateve të përcaktuara në Kushtetutë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *