Subscribe

Me Vitin e Ri duket se ka filluar edhe dimri i vërtete. I gjithë territori i vendit është përfshire nga temperatura te ulëta dhe reshjet. Zonat veriore dhe juglindore janë te mbuluara nga dëbora dhe ngricat, ndërsa pjesa tjetër e vendit nga reshjet e shiut. Përkeqësimi i motit ka krijuar probleme ne zonat malore veçanërisht ne qarkullimin e automjeteve, pasi shume akse jane mbuluar nga ngricat. Shefi i emergjencave civile Shemsi Premçi deklaron per Vizion Plus se situata është nen kontroll dhe deri tani, nuk ka bllokime apo izolime nga dëbora. Rreth 20 mjete borëpastruese dhe kamionë qe hedhin skorje e kripe, po punojnë ne terren per te mbajtur hapur rrugët nacionale. Krerët e emergjencave civile i bëjnë apel drejtuesve te mjeteve te qarkullojnë me kujdes ne rruge si dhe te përdorin zinxhirët ne zonat ku ka prani akulli dhe dëbore. Por ditët ne vijim deri ne fundjave, i gjithë territori i vendit do te përfshihet nga shira te dendur. Sipas parashikimeve te meteorologëve, pjesa perëndimore do te jete me e prekur, çka rikthen friken e përmbytjeve. Reshje shiu parashikohen edhe ne zonat malore qe aktualisht janë te mbuluara me dëbore. Ndërsa temperaturat pritet te pësojnë nje rritje te lehte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *