E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Emergjenca nga zjarret, vatra të reja në Lezhë dhe Dibër

 

Temperaturat e larta vazhdojnë të shkaktojnë zjarre në zona të ndryshme të vendit.

 

Këto janë pamjet e vatrave te zjarrit në Qarkun e Lezhës.

Reklamë

 

Për shuarjen e flakëve, përveç forcave civile të Laçit, ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e 60 trupave ushtarake.

 

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

 

Edhe ne Qarkun e Dibrës, është djegur një sipërfaqe prej 2 hektarësh me shkurre e pisha. Forcat zjarrfikëse e kanë patur shumë të vështirë ndërhyrjen, për shkak të terrenit të thyer malor. Ata janë detyruar të përdorin edhe mjete rrethanore.

 

Situata është e vështire edhe ne disa zona të tjera te vendit, ku vatrat e zjarrit riaktivizohen pasi ndihmohen edhe nga temperaturat e larta, si dhe nga era.

 

Per ketë gjendje te rende, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e telefonit 112 ose 129, pasi ndërhyrja ne kohe reale, do te minimizonte përhapjen e flakëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë