Një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e emergjencës globale nga përhapja e shpejtë e koronavirusit, autoritetet shëndetësorë në vendin tonë kanë përforcuar masat e kontrollit në pikat e kalimit kufitar.

 

Në mbledhjen e taskë forcës me ekspertë, ministrja Manastirliu tha se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët , por specialistet po punojnë me staf të shtuar për gjurmimin e rasteve të dyshimta.

 

 

OGERTA MANASTIRLIU

 

MINISTRE E SHENDETESISE

 

Shqipëria ka një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore të rënda.Është i nevojshëm që të gjithë strukturat të përforcojnë masat mbi gjurmimin në kohë reale. Kufizimi i lëvizjeve të njerëzve e mallrave nuk do jetë efektiv edhe sipas OBSH ndaj ne do rrisim edhe këshillimin e udhëtarëve drejt Kinës. Jemi vend me risk të ulët ndaj virusit por kjo sdo të thotë të mos aktivizojmë shkallët e parandalimit, e kemi planin e masave jemi duke e zbatuar në pikat e kalimit ajror detar e kufitarë.

 

 

Përfaqësuesit e  institutit të shëndetit public thanë që nuk ka vend për panik edhe pse OBSH ka shpallur gjendjen e emergjencës.

 

SILVA BINO

INSTITUTI I SHENDERTIT PUBLIK

 

Shpallja e emergjencës ndërkombëtare e bën OBSH të rrisë të gjitha fondet e saj apo mbështetjen për vendet që ka nevojë, por edhe çdo përpjekje në lidhje me kërkimet, identifikimin e trajtimeve të mëtejshme, me kërkim shkencor dhe elementë të tjerë në mbrojtjes në shkallë globale dhe të ndihmojë të gjitha vendet që kanë sisteme shëndetësore të dobëta për të përballuar këtë lloj situate. Pavarësisht se rritet rreziku në shkallë globale ne ende nuk kemi asnjë rast. Nuk jemi vend pritës akoma nga Kina por situata do vlerësohet në varësi të rasteve që do të shfaqen në vende me të cilat kemi fluturime me një ndalim. Kjo është gjendje që do vlerësohet në vazhdim,

 

 

Pas rastit të dyshimtë me koronavirus në QSUT, analizat treguan se personi I shtruar në spitali ishte prekur vetëm nga gripi.

 

Edhe presidenti Meta apeloi për më shumë masa kunder koronavirusit pasi cdo nënvlerësim mundë të sjellë pasoja kritike

 

ILIR META

 

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Me shpalljen e gjendjes së emergjencës së nivel global nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duhen marrë masat më të forta të mundshme sanitare dhe epidemologjike për të parandaluar këtë virus që të penetrojë në vendin tonë. Aq më tepër kur tashmë janë konstantuar dy raste në Italinë fqinje, por ndoshta edhe në vende të tjera pranë nesh.Shqipëria ka një përvojë në raste të tilla sikurse ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur, ndaj është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike. Shpresoj dhe inkurajoj për marrjen e masave më të forta parandaluese.

 

Kontrollet më të forta aktualisht po kryhen në aeroportin e Rinasit, aty dhe mundësia e mbërritjes së personave nga lindja e largët, është edhe më e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *