Shqipëria për herë të parë në historinë e futbollit këtë vit do ketë dhe një arbitre me stemën e FIFA-s.

 

Jemi duke folur për Emanuela Rustën, arbitre e talentuar nga Kolegjiumi i Elbasanit që ka thyer barrierat dhe do të përfaqësojë futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

 

Këto ditë, në Lisbon të Portugalisë janë duke u zhvilluar seminare dhe testime teorike e fizike me arbitrat e rinj të FIFA-s, meshkuj dhe femra. Në testimet fizike kanë marrë pjesë 38 arbitre femra.

 

Vetëm 4 prej tyre kanë arritur ti kalojnë ato dhe Emanuela Rusta ka shkëlqyer duke arritur rezultate maksimale. Ditën e sotme, është zhvilluar edhe testimi i Rregullores së Lojës ku Emanuela ka arritur rezultate shumë të mira.

 

Rezultate të shkëlqyera këto nga Emanuela Rusta që tregojnë edhe njëherë rritjen e nivelit të arbitrimit shqiptar, si edhe zhvillimin e madh që ka pësuar futbolli femrave ku Rusta ka drejtuar ndeshje kampionati dhe kupe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *