Pasi u gjetën lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut, Agjencia Evropiane e Barnave do të ketë një vendimmarrje të re.

 

Vendimi pritet të njoftohet këtë të mërkurë, në orën 16.00. Njoftimi u dha nga vetë EMA.

 

Një ditë më parë kreu i strategjisë së vaksinimit pranë Agjencisë Evropiane të Barnave ka deklaruar se ekziston një lidhje mes vaksinës së prodhuar nga “AstraZeneca” dhe një reaksioni të rrallë të gjakut që shkakton mpiksjen. Në një intervistë për një gazetë italiane, Marco Cavaleri tha se shkaku i lidhjes është ende i panjohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *