Subscribe

Ajo është një shqiptare e sukseshme në botë. Vajza, që la Shqipërinë në fillimet e viteve 90 për të prekur tokën amerikane, sot ja ka dalë të jetë një emër i suksesshëm në industrinë e modës. Dizenjatore e famshme për Gucci, Armani apo firmat më të rëndësishme botërore të modës, ajo sot është shqiptarja më e famshme në botë përsa i përket modës.

E bija e trajnerit të famshëm të Dinamos dhe e Kombëtares së djemve të volejbollit Vangjel Koja dhe e Sanie Vathit trjanere e vajzave, rruga drejt sportit nuk është se do ta tërhiqte për vazhdimësinë, por ishte regjimi i rreptë i një sportisti, i cili ndikoi fortë në formimin e karakterit të saj.

E ftuar në emisionin Oktapod të Turjajn Hyskës mbrëmjen e djeshme, Ema Savahl Koja ka ritreguar dhe njëherë shembullin së si një shqiptare mund t’ja dalë të arrijë majat e modës, në një tokë aspak të lehtë si Amerika.

Për të veshja është një element shumë i rëndësishëm dhe thekson se veshjet e saj kanë një energji, e cila ndjehet vetëm kur e vesh ate: “Mendoj se veshja është karta e biznesit të secilit prej nesh. Veshja është ajo se si ne i tregojmë tjetrit, si ai duhet të na trajotje, veshja na transmeton gjendje te caktuara. Veshja në mënyrë konstante të ndërron humorin. Për shekuj,  që nga egjiptianët, veshja është shumë e rëndësishme dhe pse sot mund ta trajtojnë në mënyrë të cekët.”

39D429C100000578-3883978-image-a-11_1477701179105 14572918_906214062812332_8088340517466538954_n 14650281_906214242812314_7923867075007208280_n 14650632_906214356145636_3641644019163493199_n

 

Ema ka bërë një rrëfim të gjatë në Oktapod  lidhur me rrugëtimin e saj, qe nga largimi si emigrante në Itali, e deri në krijimin e emrit të madh të modës që është sot.

“Gjithmonë kam pasur dëshirën të largohem jashtë kufijve të Shqipërisë. Për herë të parë shkova në Itali nëpërmjet një miku të familjes, që na ndihmoi të bënim dokumentat. 6 muaj më vonë u bashkua dhe familja. Kur familja erdhi në Itali përpara së të fillonte eksodi i madh, babai im u quajt tradhëtar dhe na u mor shtëpia. Një familje tjetër komuniste na zuri shtëpinë në atë kohë dhe për shumë vite kanë jëtuar aty”

“Pas largimit dhe vendosjes ne Itali,  fillimisht punoja në një markatë ku bëheshin vezë pashkësh, punë e cila zgjati vetëm dy muaj. Pas 9 muajve ju riktheva sportit. Luajta me një skuadër të vogël fillimisht dhe më pas u bleva nga një skuadër e një kategorie më lartë. Qëndrova dy vite në atë skuadër dhe mu desh të shkëputesha pasi pësova një aksident dhe lëndova shpatullën. Mora një vit pushim për të udhëtuar në të gjithë botën.

Ndërkohë që gjatë verës, duke pasur format e duhura trupore, u bëra pjesë e Blue Marine dhe sfilova për ta. Në atë kohë e bëja këtë gjë sepse duhej ta bëja dhe jo se e ndjeja, nuk kisha më ndjenja.  Me gjithë ndryshimet, të cilat kishin ndodhur në jetën time , me rracizmin e hasur në një vend të huaj, nuk ndjeja më asgjë.”

Jam hasur shpesh në Itali me thënien: “Ua ti je shqiptare? Nuk dukesh fare”. Megjithatë jeta vazhdonte. Në atë kohë njoha dhe bashkëshortin tim të parë. Ai jetonte në Venecia dhe vinte gjatë verës ne Bari. Nuk e dashurova me shikim të parë, por u martuam në një martesë të shpejtë sepse ishte mirë dhe për dokumentat.  Sebashku me të lëvizëm në të gjithë botën Tunizi,  Francë,  Skandinavi,  Spanjë dhe New York. Shoqëria na priti dhe ndaluam aty të bënim disa para. Bënim çfarëdo punë që na dilte përpara. Punoja në gradaçela dhe pastroja zyrat natën, për të fituar disa para sepse na ishin mbaruar.

U rikthyem në Itali për të ribërë dokumentat dhe sërisht më pas u rikthyem në Amerikë, por këtë herë në Miami Beach. Rashë në dashuri me qytetin.  Në radhë të parë sepse ishte i ngrohtë, dhe e dyta ishte liria e madhe për tu çliruar nga çdo rregull.

Në një dyqan, ndërkohë që kaloja në rrugë e veshur bukur, del një djalë dhe më thotë a do punë? Dukë më parë të veshur shumë bukur dhe me linjat e mia, më ofoi të punoja për të. Ishte një dyqan me rroba të dorës së dytë, rroba vintage. Thashë po dhe fillova punë si shitëse. Fillova dhe ristrukturova dyqanin, gjeta disa makina qepëse dhe i thashë ponarit ti rregulloja rrobat sepse ishin mizerje, me stile shumë skandaloze. Ai pranoi dhe fillova. Ndërkohë, që në Itali kisha marrë ide revolucionare përsa i përket veshjeve dhe stilit të tyre, fillova të punoja mbi ato copa vintage me modele të reja. Modelet më të mira në botë, qe në muajin e dytë, erdhën në dyqan. Linda Evangelista dhe Cezare Paciotti erdhën dhe u dashuruan me veshjet e mia. Madje ky i fundit më ftoi dhe për darkë, por e refuzova pasi i thashë se jam e martuar.

Shitja e parë ka qënë një fustan bojëqielli.  Ishte hera e parë që shihja frutet e punës time dhe eksitimi ishte kaq fantastik . Aty kuptova, që isha shënjuar për të patur biznesin tim. E shita 70 $ atë fustan të cilin e bëra për vetëm një orë.  Më pas pronari më ofroi 20 % të shitjeve dhe filloi biznesi.

Më pas i kërkova pronarti të merrja një rrobaqepës, sepse nuk doja që të qepja më vetë. Kjo nuk ishte një zgjedhje e zgjuar sepse rrobaqepsi u dashurua me pronarin dhe më nxorën jashtë.

Në momentin, që u bë e vështirë unë nuk pranova të bija poshtë. Shkova në një nga dyqanet më të mira ku doja të isha dizenjatore  dhe i tregova dizenjot e mia. Ai më dha disa porosi dhe unë bëra 5 dinzenjot e para, të cilat ja cova më pas dyqanit. Shita 200 $ një fustan dhe fitova 35 $ për copë. Madje kur pronari i dyqanit më tha së sa lekë do, unë ngrita supet dhe i thashë sa të duash.

Fillova të punoja në shtëpi dhe shkoja më pas i shisja krijimet e mia. Ky ishte një transformim shumë i madh. Siç kthehet një krimb në një flutur. Nisur nga kjo metaforë kështu unë e titullova koleksionin e parë timin, “Flutur”.

Bashkëshorti im u venit gjatë rrugëtimit tim profesional, drejt së ardhmes time. Ai krijoi biznesin e vetë dhe ishte shumë mirë, por unë doja të kisha familje, fëmijë 3, 4 apo 5 femijë. Ai kishte një ëndërr, të udhëtontë dhe ai udhëtonte vazhdimisht. Unë udhëtova mjaft dhe doja familje dhe stabilizim në atë kohë. Kështu që gjërat u shuan.

Megjithate kapercimi dhe ai momenti deçiziv, i cili vendosi vulën, ishte kur koleksioni “Flutur” u mor nga nje grup i quajtur Iden Crush,  i përbërë prej 5 vajza të veshura me xhinse të shkurtra të kombinuara me bluzet e mia, të cilat dukeshin si flutura në pesë ngjyra të ndryshme. Ato krijuan nje video, e cila u publikua në të gjithë Amerikën.  Më pas u vesh nga Brooke Burke dhe  po të njëjtën e veshi dhe Paola Abdul gjithashtu.  Më pas djali që më propozio të punoja në fillim me të , me ftoi te shkonin në një shfaqe mode në Las Vegas.  Shkova me të dhe shita 120 mijë $ veshje, që herën e parë, gjë e cila nuk ndodh kollaj me thënë të drejtën.  Në mendjen time nuk ishte ndonjë gjë e madhe, nuk më interesonte shumë 120 mijë dollarshi,  por ishte gjithmonë ideja se çfarë do të ishte koleksioni tjetër, çfarë do të bëj, si do të bëhet më mirë se kaq.

bluzet flutura

 

Veshjet e mia shpërndahen nëpër dyqane të cilat dëshirojnë ti shesin ato, unë nuk hap dyqane të firmës time. Në Amerikë marka u përhap në të gjithë vendin dhe telefoni nuk pushonte. Në atë kohë kisha 7 persona, që punonin për mua, dhe arrita më pas në 25 punonjës. Në këtë kohë  takova burrin tim të dytë nga Afrika e Jugut.  David ishte shumë serioz dhe i organizuar, gjë që në shqiptarët nuk jemi.  Ai ishte shume i organizuar dhe précis, ndërkohë isha krijuesja  dhe ky ishte nje kombinim shumë interesant. Nga kjo martesë erdhi në jetë 7 vite me vonë djali ynë dhe ai sot është 15 vjeç. Ndodhi që bashkëpuntorja ime fotografe ishte shumë e interesuar në kohën kur ai po kalonte në burrni, po maturohej. Ajo bëri një fotografi dhe u publikua nga dy revista të rëndësishme. Por ai nuk e ka shprehur kurrë dëshiren për tu bërë pjesë e botës së modës.

Kam bërë shumë para, i kam humbur. Kam filluar nga fillimi dhe i kam humbur prapë dhe i kam arritur  përsëri. Për mua ka rëndësi vetëm që gjithë këto koleksione janë rezatim i imi personal. Ajo, që kam deshirë të bëjë është të ndërtoj fustane me një energji të madhe, të cilën e ndjen kur i vesh. Dua të ndihmoj rininë dhe gratë. Në kompaninë time kam vetëm gra me fëmijë, pa burra.

Nuk kam menduar kurrë të rikthehem në Shqipëri. Kur të vijë momemtni mund të ndodhë dhe në Shqipëri mund te vijnë veshjet e mia në një dyqan.

 

30830_400067328193_88655563193_4117460_3839717_n sag-awards-2011-red-carpet s_55b95e5d4837e3427b021e2c photo katyPerrywearEmmaS emma ema4-700x727

2003 Clive Davis Pre-GRAMMY Party - Arrivals Fuse and Hot 97 Present Full Frontal Hip Hop With Host Lil Kim 20110614104546_15_35_paco1 20110614132641_15_60_tyra1 20110614163839_15_48_parishilton 20110615111829_15_80_sofiavergara2 20110615112138_15_83_victoriasilvstedt 20160412103455_6_208_img3530 20160509155817_6_204_pitbulldancers2 20160511084047_6_239_thalia07310803 20160628154642_6_270_img4937

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *