Agjencia europiane e barnave ka rekomanduar përdorimin e vaksinës anticovid të kompanisë “Moderna” për fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç.

 

Sipas EMA mënyra e administrimit do të jetë e njëjtë si për grupmoshën 18 vjeç, dy doza me 4 javë  diference nga njëra-tjetra.

 

Sipas ekspertëve vaksinimi me “moderna” krijon tek fëmijët  nga 12 deri 17 vjeç imunitet kundër koronavirusit, të ngjashëm me atë që shkakton tek të rinjtë nga  18 deri 25 vjeç.

 

Deri më tani, vaksina e pfizer/biontech ka qenë opsioni i vetëm për vaksinim të fëmijëve në europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *