Subscribe

Ajo ka më shumë se 25 vite që nuk vjen si aktore në Shqipëri. Ema Ndojën e njohim më shumë përmes kinematografisë, në filmat “Balada e Kurbinit” apo “Në prag të jetës”. Por, këtë herë ajo vjen në teatër. Do të ngjitet në skenë për shfaqjen “Nata arabe” që do të hapë edhe siparin për sezonin e ri në Teatrin Metropol. Çdo gjë nis e nuk mbaron në një muzg vere, që është finalja e trishtë e ditës më të nxehtë të vitit, diku në një pallat shumëkatësh, në periferinë e një qyteti të madh apo në periferinë e vëmendjes sonë qytetare. Ema Ndoja është vetëm një nga 5 aktorët e përzgjedhur nga regjisori Stefan Çapaliku. Nata arabe, një tekst teatror gjerman është disi larg “Përrallave të 1 mijë e 1 netëve, prej nga është frymëzuar autori gjerman. Mos prisni dialog, sepse në skenë aktorët monologojnë. Shfaqja nis rrugëtimin artistik fundjavën e fundit të shtatorit dhe do ta presë publikun në më shumë se 7 shfaqje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *