E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

EMA: AstraZeneca e sigurt, vaksinimi i popullsisë nuk duhet të ndërpritet

Një ditë pasi Gjermania ndaloi vaksinimin me Astrazeneca për personat nën moshën 60 vjeç, Agjencia Europiane e Barnave deklaroi se nuk ka asnjë provë që e mbështet një vendim të tillë.

 

Shefja ekzekutive, Emer Kuk theksoi se hetimet e deritanishme nuk gjetën asnjë lidhje shkakësore mes vaksinës dhe rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut, megjithatë do të vijojë shqyrtimi i mëtejshëm.

 

Reklamë

Agjencia Europiane e Barnave nënvizon se sipas njohurive aktuale shkencore, nuk ka asnjë provë që do të mbështeste kufizimin e përdorimit të vaksinës Astrazeneca në çdo popullësi.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë