Përdorimi i vaksinës AstraZeneca është “veshur” sërish me hije dyshimi, pas rasteve të reja të trombozës. Por Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), pas disa hetimeve, tha se nuk ekziston asnjë lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe trombozës. Megjithatë, hetimet po vijojnë.

 

“Aktualisht, nga rishikimi nuk është identifikuar ndonjë faktor specifik rreziku, të tipit mosha, gjinia apo historia e mëparshme mjekësore e mpiksjes së gjakut”, tha EMA në një deklaratë për mediat.

 

Gjermania dhe Kanadaja kanë vendosur të pezullojnë përdorimin e vaksinës për qytetarët nën 60 dhe nën 55 vjeç. Në të njëjtën kohë, Spanja ka  vendosur të heqë kufirin e moshës për vaksinën AstraZeneca, që do të thotë që tani e tutje do t’u jepet të gjithë qytetarëve të moshës 18 vjeç e lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *