Subscribe

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi u rimor në pyetje këtë të martë nga Prokuroria e Tiranës. Pasi kanë kaluar 5 muaj nga nisja e hetimeve, Roshi ka mbajtur te njëjtin qëndrim, lidhur me akuzën e falsifikimit te formularit te dekriminalizimit. Ai qëndroi për rreth 30 minuta në organin e akuzës, ku i shpjegoi prokurorit të çështjes Enklid Gjini se nuk ka qenë asnjë herë i dënuar në shtetin fqinj të Italisë. Pas daljes nga prokuroria Elvis Roshi nuk ka komunikuar me mediat, por foli avokati i tij Theodhori Sollaku. Prokuroria e akuzon Roshin për Falsifikim të vulave dhe stampave në formularin e Dekriminalizimit. Ai u prangos nga policia dhe në të dy shkallët e gjyqësorit u la në arrest shtëpiak. Vetëm 2 javë më parë ishte gjykata e lartë që e riktheu de fakto në detyre kryebashkiakun e Kavajës, duke i ndryshuar masën e arrestit në detyrim paraqitje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *