E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Elvis Rroshi rrezikon 4 vjet burg

Elvis Rroshi ish-kryebashkiaku i Kavajës, rrezikon deri 4 vite burgim, pasi Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet per falsifikimit të dokumentave. Neni 190 i kodit penal, parashikon dënimin nga gjashte muaj ne katër vjet per këtë vepër penale. Nisjen e hetimeve ndaj Elvis Rroshit e ka njoftuar organi qendror i akuzes. Ne nje njoftim te shpërndare mediave, thuhet se akuza për ish-kryebashkiakun e Kavajës, u ngrit në bazë të verifikimeve paraprake të strukturës për dekriminalizimin, e cila eshte ne varësi te Prokurorisë se Përgjithshme. Elvis Rroshi nuk e ka shënuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin e dhënë nga autoritetet italiane disa vite më parë. Prokuroria thotë se ai e ka pranuar publikisht që ka qenë në dijeni të këtij vendimi dhe nuk e ka shënuar atë në formular. Hetimi ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës siç pranohet nga Prokuroria, ka nisur kryesisht dhe jo ne baze të ndonjë denoncimi të bëre nga subjektet politike. Nje dite me pare, Elvis Rroshi njoftoi ne rrjetet sociale dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut duke thëne se ishte vene ne dijeni nga avokatet per vendim te drejtësisë italiane, qe e kishte dënuar ne mungese ne moshën 16-vjeçare.

Më shumë video

Reklamë