Këngëtarja e hitit “Lejla” ndoshta do të kalojë në një tjetër fazë të jetës së saj. Duke shijuar suksesin e publikimin më të ri në muzikë, Elvana Gjata së fundi përflitet për një shtatzani të mundshme. Në një event të ditëve të fundit, Elvana së bashku me disa mikesha të saj është shfaqur mjaft elegante.

Në një video të publikuar nga Lori Hoxha, që ka qënë prezente në mbrëmje së bashku me Elvanën dhe disa personazhe të tjerë të showbiz në Shqipëri dhe Kosovë, mediat flasin për një shtatzani të mundshme. Në videon e publikuar në snapchat, shfaqet barku i Elvanës, cili duket i fryrë dhe Lori e ka shoqëruar postimin e saj me një zemër.

Këngëtarja Gjata nuk ka bërë asnjë reagim me daljen e lajmit për shtatzaninë e saj, i publikuar në mediat on-line. Sipas Blitz dhe Expres pretendohet se kjo shtatzani mund të jetë nga lidhja e përfolur e këngëtares me producentin Flori Mumajesi, por prej asnjërit nga të dy nuk ka një deklaratë zyrtare qoftë për lidhjen e tyre dhe aq më tepër për ngjarjen e përfolur. Deri në kohën kur të kemi një prononcim të Elvanës, do të na duhet të presim për vërtetësinë e lajmit.

15049966_10211534470101682_1412741457_n 15045799_10211534470541693_1982657408_n 15033688_10211534470181684_1050524749_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *