E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Elton Pikli, grabitësi i pestë i arrestuar ishte në pistë me armë?

Personi në foto është Elton Pikli, i pesti i arrestuar nga Policia e Shtetit  si pjesë e grupit kriminal që realizoi grabitjen spektakolare të 5 milion eurove brenda në pistën e Rinasit pak ditë më parë.

Një grabitje e cila në fakt përfundoi me një të vrarë, Admir Muratajn, ai që dyshohet se ishte edhe organizatori I grupit.

Në fakt vrasja e tij nga policia, duket se qe elementi kyc për zbulimin e anëtareve të tjerë të grupit, bashkë me ndjekjen e gjurmeve ku montua furgoni me mbishkrimin “hetimi tatimor” në Elbasan, që u përdoror për futjen në pistën e aeroportit.

Elton Pikli 32 vjec, nga Kruja i arrestuari i fundit deri më tani dyshohet se ka pasur rol të rëndësishëm në grabitje pasi mendohet të ketë qënë brenda në pistë I armatosur në momentin e marrjes së parave pa u future në bagazhet e avionit.

Reklamë

 

4 te arrestuarit e tjere per grabitjen e Rinasit deri me tani jane:

1—Saimir Çela

2—-Oltian Veseli

3—Renaldo Sula

4—Alkond Bengasi

Më shumë video

Reklamë