Sipërmarrësi Elton Ilirjani ka treguar nga New York-u se ai dhe qenushja e tij, Mona, kanë qenë të prekur me COVID-19.

Përmes një lidhjeje skype me emisionin “Vizioni i Pasdites”, biznesmeni tha se u njoftua se qenushja e tij u infektua pasi ai u shërua nga koronavirusi.

“Unë dhe qenushja ime, Mona, jetojmë bashkë në New York. Gjëja më interesante ishte që mora vesh më pas kur u infektova dhe e kalova virusin, u njoftova që edhe Mona ishte e infektuar gjithashtu. Unë i jepja antiobitokë sepse mendoja se kishte kollë normale, për qenushet e vogla. Nga mediat këtu kuptova që Mona ka kaluar COVID-19 dhe u vura në kontakt me veterinerin që ma konfirmoi. Ne të dy e kemi kaluar bashkë COVID-19.”

Ilirjani ka treguar që tashmë ai dhe qenushja e tij ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk iu desh që të shtrohej në spital.

“Kemi një muaj që nuk kemi asnjë simptom. Po presim për të bërë testin e antibodiet dhe shpresoj që të jemi imun. Kanë qenë ditë të vështira. Nuk e dija që kisha COVID. Më 16 mars isha në kontakt me doktorin tim online dhe ma konfirmoi pa bërë testin që isha i prekur. Kalova 2 javë në shtëpi, jo në gjendje të mirë, por shyqyr Zotit nuk shkova në spital.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *