E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Elton Deda për herë të parë na prezanton me të birin

Kantautori i njohur Elton Deda ka prezantuar të birin Fjordi i cili jeton me me nënën e tij Jolën në SHBA.

 

Deda nuk flet për jetën e tij familjare, por duket se këtë herë ai përmes një postimi ka postuar një foto në ‘Instagram’ bashkë me djalin që e quan mbretin e tij. Ai ka treguar se bashkë me Fjordin ndodhen në Paris dhe se të dy kanë vizituar Muzeun e Luvrit.

 

Reklamë

Djali i kantautorit duhet të jetë në vitet e para të adoleshencës e megjithatë tashmë duket se ka arritur në të njëjtën gjatësi me të atin.

 

Fjordi ka ardhur në jetë nga martesa e Dedës me ish-bashkëshorten e tij Jola Manin, vajzën e Pirro dhe Pavlina Manit. Pavarësisht se martesa mes tyre ka marrë fund vite më parë, më herët Eltoni ka treguar se me Jolën ruan raporte shumë të mira dhe e respekton për sakrificën që ka bërë për rritjen e një fëmije në Amerikë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë