Subscribe

A do t;I rikthehemi normalitetit dhe si do të festojën shqiptarët këtë prag festash fundviti. Kjo është diskutuar në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus.

I ftuar në panel, kantautori i njohur, Elton Deda është shprehur optimist duke shtuar se së shpejti do përqafohemi dhe do t’i rikthehemi jetës normale.

“Bota, nuk është hera e parë që po përjeton një gjendje pandemie, ka patur edhe herë të tjera. Ne jemi qenie e përshtatshme, ama anën sociale nuk do ta bëjmë robotike dot, të paktën dhe për disa vjet. Është një fat i mirë ky lloj globalizmi, sepse filluan kërkimet për vaksinën. Shumë shpejt do kemi një vaksinë, jam shumë I bindur për këtë, sepse ka gjunjëzuar gjithë botën, jo vetëm Shqipërinë.

Në momentin që do dalë vaksina, psikologjia e njerëzve ndryshon, rastet ulen dhe baret avash avash do të hapen dhe unë jam i bindur që nga Prilli ose nga Maji do kemi edhe koncerte. Do t’i rikthehemi një jete ashtu siç e kemi patur.

Disa gjëra do ndyshojnë tek ne, por ne prapë do përqafohemi nëpër klube, njerëzit do bëjën qejf, sepse është një anë njerëzore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *