E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Eltion Merja vjen si koreograf me “Fuqia e Karriges”

Është pushteti që e shndërron njeriun. Në njërën nga lojërat aktoriale përmes baletit, pushteti të merr jetën, ndërsa karrigia plot pushtet kërkon një tjetër kurban. Në historinë tjetër, pushteti bën një vend përkrah endacakut që nuk vlerësojmë kurrë.

 

Kjo është loja artistike që na ofron Eltion Merja në datat 4 dhe 5 mars në Universitetin e Arteve, aty u nisi rrugën e tij artistike për t’u bërë një nga emrat më të njohur të balerinëve në TKOB. Publiku e njohu si koreograf në edicionin e gjashtë të “Dancing With The Stars”. Kjo eksperiencë që i dha shkëlqim në teatrin e kërcimit në Vizion Plus e ka shtyrë që të ngjisë në skenë baletin “Fuqia e Karriges”, shumë i duartrokitur në skenë, e për ta rivënë sërish atë së bashku me pjesën “Upside Down” në Akademinë e Arteve.

 

Reklamë

Konflikti artistik që zhvillohet në skenë me Eltionin dhe 8 balerinë të tjerë është një event ndryshe, pasi përtej mesazhit për të parë edhe me sytë e atyre që vuajnë, është edhe një koncert bamirësie, që do të ndihmojë në operacionin e një vajze që nuk ka para të kurohet.

 

Më shumë video

Reklamë