Albano, Roberti dhe Floriani, janë tre dashuritë e Elsa Lilës. Kështu shprehet ajo me humor duke iu referuar ndarjes së roleve dhe ‘fabulës’ që muzikali “Mamma Mia” mbart.

“Tre dashuritë e jetës time janë Albano, i cili më fle edhe ngjitur, pastaj kam edhe burrin tjetër, Robertin që më fle përballë. Më tej, miku im Flori që është një xhentellmen i jashtëzakonshëm. Ka pasur shumë humor me tre burrat e mi gjatë provave”, tha ajo.

Ajo theksoi se e gjen veten në mesazhin e muzikalit dhe nënvizoi se në momentin që lexoi tekstin u përlot.

Fermerët sollën një version unik e të jashtëzakonshëm të “Mamma Mia”, duke dhuruar spektakël për të gjithë teleshikuesit e Vizion Plus.

Ka nisur Prime i pestë i “Ferma Vip” në Vizion Plus, i spektaklit më të veçantë në Shqipëri, i cili shoqëron shqiptarët që prej 22 marsit në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma VIP 1 dhe Ferma Vip 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *