E shtunë, 3 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Elon Musk: Ndeshja me Mark Zuckerberg do të transmetohet drejtpërdrejt në X

Elon Musk ka deklaruar se ndeshja e tij në një kafaz me Mark Zuckerberg do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter.

 

Reklamë

Musk ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në aplikacioni e emërtuar së fundi X e njohur më parë si Twitter.

 

“Beteja Zuck vs Musk do të transmetohet drejtpërdrejt në X. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi për veteranët”,-shkruan Musk në një postim mëngjesin e kësaj të diele , pa dhënë detaje të mëtejshme.

 

Bëhet me dije se mediat e huaja i janë drejtuar platformës Meta, kompani që posedohet nga Zuckerberg,  duke i kërkuar një koment mbi këtë deklaratë por mesa duket kompania ka zgjedhur ta injorojë atë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë