Konfirmohet viktima e parë nga tërmeti i fortë që goditi mbremjen vonë Bosnjën.

Bëhet fjalë për një shtetase shqiptare.

Ajo quhet Elmira Sefo dhe jetonte në Stolac, aty ku lëkundjet 5.6 ballë bënë edhe dëmet më të mëdha..

Një gur ka rënë mbi një shtëpi dhe ka plagosur rëndë Elmira Sefo (27), e cila ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, Elmira jetonte me prindërit e saj në shtëpinë e familjes në vendbanimin Kukavac.

Ambulanca e transportoi Elmiren në spitalin e Mostarit, ku mjekët tentuan ta mbajne ne jete, por pa sukses. Lëndimet që ajo mori ishin fatale.

Prinderit e saj kanë mbetur të plagosur lehtë./Burimi: klix.ba

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *