Eljo Hysko është kryetari i i ri i Forumit Eurosocialist Shqiptar. Pas votimeve të së shtunës, ku morën pjese mbi 24 mijë anëtarë të FRESSH, Hysko fitoi garën me 10182 vota, duke lënë pas 7 kandidatët e tjerë. Sipas njoftimit të shpërndarë mediave nga Partia Socialiste, procesi për zgjedhjen e kryetarit të FRESSH u zhvillua i qetë dhe pa probleme. 207 qendra votimi në të gjithë vendin, qëndruan të hapura deri në orën 19.00 të mbrëmjes dhe menjëherë pas mbylljes së tyre nisi numërimi i votave. Zgjedhja e kryetarit të forumit erdhi pas një procesi të gjatë komunikimi të 8 kandidatëve në të gjithë vendin, ku prezantuan idetë dhe platformat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *