Nuk është ndonjë befasi që në një mbretëri 1,200 vjeçare, mbretëresha Elizabeth II të ketë trashëguar stoli të jashtëzakonshme dhe të çmueshme . Disa janë bërë veçanërisht për të, të tjerat janë trashëguar brez pas brezi në mbretëri dhe i janë dhuruar asaj. Shifrat e mëposhtme do t’ju duken të çmendura dhe nuk ju vëmë aspak faj, pasi setet e bizhuterive dhe kurorave të saj përbëhet nga 2868 diamante dhe gurë të tjerë të çmuar si 17 safirë, 11 smeraldë dhe 269 perla.

E dimë, me siguri po mendoni sa fatlume janë Meghan dhe Kate sa herë që mbretëresha Elizabeth u jep leje t’i përdorin. Kush nuk do të donte të ishte në vendin e tyre! Por përveç se rrëzëllitëse, marramendëse dhe ekstremisht të shtrenjta, koleksioni i monarkes 93 vjeçare gjithashtu duhet mirëmbajtur dhe për këtë kujdeset vetë ajo.

Pikërisht siç e lexuat, mbretëresha Elizabeth nuk lejon askënd t’i prekë ato. Stilistja e Mbretëreshës Elisabeth, Angela Kelly, ka treguar për “Hello” se gjithçka që ju duhet është pak xhin dhe ujë. Ky është truku që përdor mbretëresha për të pastruar bizhuteritë dhe për të ruajtur shkëlqimin e tyre. Angela ka treguar edhe një tjetër sekret të mbretëreshës, të cilin nuk na i kishte marrë mendja kurrë. Ajo i adhuron uljet, pasi nuk preferon të shpenzojë shumë për rroba./ LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *