Ky 6 shkurt shënon 70 vjetorin e qëndrimit në fron të mbretëreshës britanike, Elisabeth e II ndërsa ceremonia zyrtare e kremtimit të jubileut të platintë do të mbahet në muajin qershor.

 

Edhe pse në moshën 96 vjeçare, mbretëresha vazhdon t‘u përgjigjet dhjetra mijëra takimeve e qindra udhëtimeve jashtë vendit. Që nga Winston Churchill deri tek Boris Johnson, Elisabet ka kaluar 14 kryeministra të vendit në regjencën e saj.

 

Camilla, Dukesha e Cornwall-it, do të njihet si Queen Consort kur Princi Charles të bëhet Mbret, dhe kjo dëshirë e mbretëreshës Elisabet është shprehur edhe në një mesazh për shënimin e 70-vjetorit të mbretërimit të saj, i cili ka nisur që në moshën 25 vjeccare. Mbretëresha është monarku i parë britanik që feston një Jubile Platinum.

 

Kryeministri Boris Johnson u shpreh se gjatë mbretërimit të saj shtatë dekadash, Elisabet e dytë ka treguar një ndjenjë frymëzuese të detyrës dhe përkushtim të palëkundur ndaj kombit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *