E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Elita 5, një “tornado” në Tiranë

Ata njihen prej 30 vitesh si më të mirët e pop-rrokut shqiptar. Gjithnjë në koncerte, e asnjëherë në festivale. Për Elita 5 ka qenë gjithnjë i rëndësishëm interaktiviteti me publikun, me ata që e duartrokasin e këndojnë bashkë me ta në koncerte.

 

Elita 5 u krijua në vitin 1989, në Tetovë të Maqedonisë, por Tiranën e kanë dashur gjithnjë, ashtu sikurse duartrokitjet e këtij publiku i rikthen sërish në këtë vend. edhe 30 vite jetë artistike, duan ta festojnë në Tiranë me këngën më të re “Tornado”.

 

Reklamë

Megjithatë për Elita 5 nuk ka qenë e thjeshtë të mbijetojë  në një treg muzikor, gjithnjë si më e duartrokitura.

 

Hitet e tyre, nisur nga Al Kapone e deri tek produksioni i fundit Tornado, publiku i Tiranës do të ketë mundësi t’i këndojë bashkë me artistët të premten e 7 shtatorit, në amfiteatrin e Parkut të Liqenit Artificial.

Më shumë video

Reklamë