E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Elisabeta Imeraj në krye të Prokurorisë së Tiranës

Ilustrim · Vizion Plus

Pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka, prokurorja e përgjithshme firmosi zëvendësimin e tij.

 

Mësohet se në vend të Rreshkës është komanduar Elisabeta Imeraj.

 

Kjo e fundit ka një karriere të gjatë ne Prokurorinë e Krimeve të Renda, ka pasur dosje të mëdha nder vite si ajo e xhihadisteve për të cilët kërkoi 126 vite burg, por edhe grupin e Emiljano Shullazit.

 

Imeraj u bë e njohur për publikun shqiptar në tetorin e 2017-ës, pas nisjes së hetimeve për ish-ministrin Saimir Tahiri ku së bashku me ish-kreun e Prokurorisë së Krimeve të Renda argumentuan ne Këshillin e Mandateve heqjen e imunitetit për Saimir Tahirin.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh