Prej disa muajsh, ajo është vënë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të afërsisë me kryeministrin Rama, por edhe deklaratave të ndryshme kontraversiale rreth situatës së nderë politike në vend. Por sot, Elisa Spiropali ka hequr kostumin e deputetes dhe ministres së Marrdhënieve me Parlamentin, për të veshur mantelin e nënës, me siguri veshja që i rri më mirë se çdo gjë tjetër.

 

Vajza e saj Nalta feston datëlindjen e saj të katërt , dhe mami Elisa nuk kishte sesi të mos e uronte. Me fjalë të thjeshta, por të dala nga zemra Spiropali pranon se është krenare për vajzën e saj, që kur e pa në eko për herë të parë ishte e vogël sa një grimcë, kurse tani vishet, këndon dhe reciton vetë. Ajo ka ndarë në profilet e saj në Instagram dhe në Facebook, një foto përballë detit, së bashku me Naltën e saj të vogël.

 

”Nalta! Sot je 4 vjeçe. Tashmë ke filluar të vishesh vetë. Kur flet më nuk belbëzon. Kur këndon, nuk stonon. Kur reciton, aktron. Ta uroj këtë ditëlindje ty bija ime që m’u shfaqe në ekran në ekon e parë, grimcë më e madhe se bota, më e dhimbsur se jeta, më e dashur se gjithçka.”/Living

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *