Franca, Holanda dhe Suedia nuk gabuan duke mbajtur kryesimin ne Grupin A, pas javës se dyte te eliminatoreve te botërorit. Ne Paris, Franca mundi Bullgarinë 4-1 edhe pse takimi nisi mjaft keq per skuadrën e Deshamps. Ne minutën e 6, bullgaret kaluan ne avantazh fale golit te Aleksandrov nga pika e bardhe. Por ne minutën e 23, Gamiero ktheu gjithçka ne baraspeshe ndërsa tre minuta me vone, Payet kaloi per here te pare ne epërsi vendasit. Ne minutën e 38, Grizman përfitoi nga nje gabim ne prapavijën kundërshtare ndërsa ne pjesën e dyte ishte përsëri Gameiro qe gjeti përsëri rrjetën ne shifrat përfundimtare 4-1. I njëjti rezultat edhe per Holandën ne Roterdam ndaj Bjellorusisë. Golat per “tulipanët” u firmosen nga Quinsi Promes dopiete, Jansen dhe Klasen ndërsa golin e nderit per bjelloruset e shënoi Rios. Ne takimin tjetër te këtij grupi, Suedia fitoi me vështirësi ne Luksemburg 1-0. Zvicra e teknikut Petkoviç pas dy takimeve kryeson Grupin B me pike te plota 6. Fitore e rëndësishme ne Hungari 3-2 fale golit te Stoker ne minutën e 90. Ne nje ndeshje thriller me te gjitha golat ne pjesën e dyte, miqtë kaluan dy here ne avantazh me Severoriç dhe Rodrigues dhe ne te dy rastet u barazuan nga Adam Zalai përpara se fundi i takimit tu rezervonte fitoren. Portugalia gjeti rrugën e fitores teksa shpartalloi ne shtëpi Andorren 6-0 ne nje sfide ku heroi i mbrëmjes ishte ylli i Realit te Madridit Kristiano Ronaldo, autor i 5 golave. Ndërkohe surpriza erdhi nga Letonia ku ishujt Faroe fituan me rezultat te pastër 2-0. Ne Grupin H kryesojnë Belgjika dhe Greqia, pas fitoreve edhe ne javën e dyte. Ne Bruksel, rezistenca e Bosnjës zgjati vetëm 25 minuta, ne nje dominim total nga ana e vendasve qe çuan katër here topin ne rrjete fale autogolit te Spahic, dhe golave te Hazard, Aldervireld dhe Lumaku. Ndërsa Greqia e gjermanit Skibe mundi Qipron 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *