E hënë, 23 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Elezi: Kadilli, i nxituar! Nuk është hapur gara për kryetar të PD

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka shpallur kandidaturën për kreun e PD. Në një dalje për mediat, ai sërish ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës, ndërsa tha se projekti i tij nuk solli fitore për demokratët.

Në studion e ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, Ibsen Elezi, një ndër zërat që kërkojnë dorëheqjen e kreut të PD Lulzim Basha u shpreh se Kadilli është nxituar. Gara për kryetarin e PD-së nuk është hapur, shtoi Elezi i cili sot për të tretën ditë radhazi proteston pranë selisë blu për shkarkimin e liderit të opozitës z.Basha.

“Unë e mbështes iniciativën perosnale të z.Kadilli që duhet të funksionojë në parti, për të shpall kandidaturën. Kadilli është i ngutur, sepse nuk është hapur proces zgjedhor që ai të shpallë kandidaturën. Ndërsa kjo që kërkojmë ne, ta detyrojmë Bashën të futet në zgjedhje është institucionale.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë