Subscribe

Me njohjen edhe nga FIFA, Kosova ka mbyllur njohjen nderkombetareshit, por pritet edhe te fuqizohet nga ana financiare. Organizata Ndërkombëtare e Futbollit iu ka akorduar si Kosovës ashtu dhe anëtarit tjetër te ri Gjibraltarit Siciles nga 1.25 milionë euro. Ndërkohe tashme është diçka formale zyrtarizmi se ne cilin grup do te jete pjese Kosova per ne eliminatoret e botërorit rusi 2018. Fillimisht u be e ditur se ajo dhe Gjibraltari mund te merrnin pjese ne një prej dy grupeve H dhe I, te cilat kane nga 5 skuadra ndryshe nga 7 te tjerat qe kane nga 6. Interesant është fakti se ne secilën prej grupeve, ka nga shtete neutral pa qëndrim ose me pozicion te lëkundur per njohjen e Kosovës. Ne grupin I bën pjese Ukraina se bashku me Kroacinë, Finlandën, Islandën dhe Turqinë. Ndërsa ne grupin H është nje situate akoma me e çuditshme me tre shtete qe nuk e njohin si Greqia, Qipro, Bosnje Hercegovina se bashku me Belgjikën dhe Estonine. Te gjitha analizat te çojne se Kosova do te jete pjese e Grupit I ndërsa FIFA ka deklaruar se ky vendim formal i takon UEFA-s ne mbledhjen e saj te radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *