Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 July 2026
Vizion fokus

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i shesë avionë...

Shkon në 50 numri i viktimave nga Ebola në...

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë për avionët...

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që i bëri...

Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus

Rutte: NATO po ndryshon në kuptimin transformues për të...

12-vjeçarja mbijetoi 32 orë nën rrënoja pas tërmetit në...

Kina teston raketë balistike, Rutte: NATO nuk mund të...

“Negociatat po përparojnë”, Trump: Putin dhe Zelensky duan t’i...

Zjarr në Koxhas të Shijakut, mbyllet autostrada Tiranë-Durrës

Elbasani, potenciale të mëdha turistike por të pashfrytëzuara

28 Shtator 13:11

Bashkia e Elbasanit organizoi konferencën “Strategjia e Turizmit të Bashkisë së Elbasanit 2019-2023” ku merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit vendor e atij qëndror, përfaqësues të operatorëve turistikë, biznesit, studiues etj.

Me një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por ende shumë larg asaj ku duhet të jemi në këtë drejtim, konferenca u cilësua me mjaft interes për të vënë piketat e duhura dhe për të nisur një punë konkrete në ditët, muaj dhe vitet në vijim.

Kryetari i Bashkisë vuri theksin të strategjia që bashkia e Elbasanit do të ndjekë në vitet në vijim për t’i dhënë një hov turizmit:

 

“Kemi potenciale të mëdha turistike në Bashkinë e Elbasanit, por jo vetëm dhe për këtë kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me bashkitë e tjera për të bërë të mundur zgjerimin e hartës tonë turistike. I rëndësishëm është bashkimi i operatorëve tonë turistikë dhe i faktorëve që kanë potencial turistik. Kemi zona turistike shumë të bukura në Elbasan, kemi pasuri turistike dhe kulturore të cilat duhen shfrytëzuar. Jemi sot të gjithë bashkë në hartimin e një strategjie e cila do të ndihmojë Bashkinë e Elbasanit. Kemi një vizion për zhvillimin, për shfrytëzimin e potencialeve që në kemi dhe koordinimin mes njëri tjetrit. Bashkia e Elbasanit për buxhetin e ardhshëm do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë zhvillimeve të vogla që lidhen me turizmin sidomos për sa i përket produkteve artizanale.”

 

 

Kryetari i Grupit Parlamentar te PS, Taulant Balla tha se pavarësisht aseteve të mëdha që ka Elbasani, ato ende nuk janë mundur të shfrytëzohen. Sipas tij, Bashkia e Elbasanit duhet të drejtohet nga filozofia e zhvillimit të turizmit:

 

“Tema e takimit të sotëm është një temë për të cilën duhet të bëjmë tërësisht një qasje tjetër në ditët në vijim. Edhe pse Elbasani ka një portofol shumë të rëndësishëm asetesh kulturore, arkeologjike, të mira të natyrës, ne ende nuk kemi arritur t’i shfrytëzojmë këto, për ta shndërruar Elbasanin në një destinacion të rëndësishëm të formave të ndryshme të turizmit.Turizmi nuk është vetëm një vizitë në kala; turizmi në Elbasan nuk është as të mirat që burojnë nga ujërat termale; turizmi nuk është as të ngjitesh në Gjinar, apo në Zavalinë, apo në Funar, por turizmi duhet të jetë një politikë e cila duhet të drejtojë dhe të oriejtojë tërësisht të gjithë filozofinë e drejtimit të bashkisë nga ana e Gledit dhe e Këshillit Bashkiak, jo në 4 vitet e ardhshme, por në 10 vitet e ardhshme. Ne kemi detyrën ta shndërrojmë Elbasanin në një destinacion të rëndësishëm.Nuk ka asgjëkundi kala fushore si e jona, në të cilën gjenden 4 objekte kulti, që është shprehja më kuptimplotë e bashkëjetesës ndërfetare në Elbasan, e skalitur fort ndër shekuj. E gjitha kjo ka kontribuar dhe kontribuon në përgatitjen e një portofoli të rëndësishëm turistik.”

 

 

Në tryezë merrnin pjesë përfaqësues të operatorëve turistikë, përfaqësues të bisnesit, studiues, arkeologë etj. Ata dhanë mendimet e gjykimet e tyre mbi rëndësinë e zhvillimit të turizmit dhe pikat kyçe ku duhet të fokusohet ai duke nisur që nga “Via Egnatia”, ujërat termale, pasuritë natyrore, etj.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Bashkia Elbasan mundesi turizem

Nga e njëjta kategori

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, era favorizon flakët

më shumë...

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, e rëndësishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

më shumë...

Dhunoi të moshuarën në azil, dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg infermierja

më shumë...

Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u shkaktuan vetëm dëme materiale

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

6:44

Shkon në 50 numri i viktimave nga...

6:41

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë...

6:33

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që...

6:15

Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm...

5:58

Rutte: NATO po ndryshon në kuptimin transformues...

5:46

12-vjeçarja mbijetoi 32 orë nën rrënoja pas...

5:28

Lodhje pas drekës? Ekspertët zbulojnë tre mënyrat...

5:23

Kina teston raketë balistike, Rutte: NATO nuk...

5:10

“Negociatat po përparojnë”, Trump: Putin dhe Zelensky...

5:01

Zjarr në Koxhas të Shijakut, mbyllet autostrada...

4:45

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:41

Lamallari mbledh drejtuesit e AMP: Lufta kundër...

4:35

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e...

4:21

Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32...

3:51

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës,...

3:20

4 shenjat e zodiakut do ta gjejnë...

3:11

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton...

2:43

“Nuk e kam humbur veten”, bashkëshortja e...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh kredi me...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.