Tymi i flakëve që kanë “pushtuar” qytetin e Elbasanit vijojnë të jenë prezente edhe mëngjesin e kësaj të marte. Vatra e zjarrin në ish-Metalurgjikun e Elbasanit nuk është shuar ende, ndërsa ‘retë’ e tymit kanë ndotur qytetin. Megjithatë, forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, për të cilat raportohet se janë drejt shuarjes.

 

Paraditen e së hënës dy vatra të fuqishme zjarri u aktivizuan në një pikë të grumbullimi të skrapit në zonën e ish-Metalurgjikut. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, por ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *