E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Elbasani kryeqendra e festimeve/ Qytetarët mbushin sheshet, shkojnë edhe Rama e Berisha

Këngë dhe valle, kjo është atmosfera që mbizotëron në Elbasan, ‘kryeqytetin’ e ditës së verës. Një sërë aktivitetesh që do të vijojnë gjatë gjithë ditës, kanë mbledhur në Elbasan, qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi.

 

Reklamë

Gëzuar ditën e verës shëndet dhe jëtë për të gjithë shqiptarët.

 

Gëzuar ditën e verës, unë kam ardhur nga Lura, doja të shihja si festohet këtu në Elbasan.

 

Sigurisht që në këtë ditë nuk mund të mungonin stendat e mbushura plot me gatime tradicionale, e sidomos simbolin e kësaj feste, ballokumet.  Festivali i Ballokumes është një risi e këtij viti dhe zhvillohet në qendër të qytetit.

 

Kemi gatuar patjetër ballokumet, ato i kemi zakon.

 

Në Elbasan mbërriti edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Ai preferoi të ndalonte në disa prej stendave, për t’u përshëndetur me qytetarët.

 

Edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, zgjodhi të shkojë në Elbasan për ditën e verës.

 

Përveç Elbasanit, atmosfera festive e ditës së verës është ndjerë edhe në shumë qytete të tjera të vendit.

Më shumë video

Reklamë