Subscribe

Mijëra qytetarë elbasanas, por edhe miq të ardhur nga rrethet e tjera të vendit kanë mbushur që në orët e para të mëngjesit bulevardin “Aqif Pasha”, për të ndjekur ceremonitë tradicionale të Ditës së Verës. Qytetarët kanë uruar që kjo ditë të sjellë mbarësi për të gjithë. Të parët e hapën siparin e festave ishin fëmijët. Ekipi çiklisteve dhe e atletikës kanë përshkuar bulevardin kryesor. Qytetaret kanë vizituar panairin e Ditës së Verës, ndërsa kane shijuar ballokumet e gatimet tradicionale. I vetmi politikan i pranishëm ka qene kryetari FRD, Bamir Topi, i cili i ka uruar qytetarët elbasanas. Ai i bërë apel që në një ditë si kjo edhe politika të japë mesazhe pozitive. Edhe ne qytetin e Korçës kjo feste pagane ka krijuar tashme traditën e saj. Ajo shoqërohet me ndezje e zjarreve dhe kapërcimit te tyre për te larguar te këqijat e dimrit. Qindra qytetarë fierakë përfaqësues të pushtetit vendor, deputetët etj, kanë festuar për bashkërisht ne këtë 14 mars. Këngëtarë të grupmoshave të ndryshme, artistë të vegjël u ngjitën në skenë. Në Fushë-Krujës për herë të parë festa e verës është festuar në qendrën e qytetit. Dita e verës është një festë pagane, ndërsa 13 vjet më parë 14 marsi, me vendim qeverie u kthye në një ditë pushimi zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *