E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Elbasani anulon aktivitetet festive për Ditën e Verës

Bashkia e Elbasanit ka anuluar të gjitha aktivitetet festive të planifikuara për Ditën e Verës. Vendimi u mor pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për të ndërprerë çdo aktivitet kulturor për shkak të mbërritjes së koronavirusit në vend.

 

“Bazuar në urdhërin e Kryeministrit Rama për anulimin e çdo aktiviteti masiv Bashkia e Elbasani ka njoftuar anulimin e të gjitha aktiviteteve festive të programuara me rastin e festës së Ditës së Verës. Si një masë paraprake për ruajtjen e shëndetit publik janë anuluar të gjitha aktivitetet e programuara më herët. Po ashtu në qarkun e Elbasanit në zbatim të urdhërit të Ministrisë së Arsimit do të zbatohet urdhri për mbylljen e shkollave për një periudhë 2 javore.”

 

Reklamë

Ndërsa në Tiranë u anulua koncerti i Malumas, që po ashtu ishte planifikuar të mbahej me rastin e Ditës së Verës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë