E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Elbasan, tritol një lokali

Ilustrim · Vizion Plus

Rikthehen shpërthimet me tritol në qytetin e Elbasanit. Këtë herë objekt i sulmit është bërë një lokal që ndodhet përgjatë bulevardit kryesor të qytetit, në pronësi të Endri Çotës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 03:00, kur persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi pranë lokalit. Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar vetëm pjesa e jashtme e ndërtesës, si dhe janë thyer xhamat e banesave në afërsi të saj. Për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët, policia ka marrë filmimet e kamerave te sigurisë në afërsi të zonës se krimit. Një nga pistat e hetimit është ajo e konkurrencën, pasi lokali është hapur vetëm pak kohe me pare.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh