Subscribe

Autoriteti Rrugor Shqiptarë pritet të hapë këtë muaj garën për ndërtimin e kilometrave të parë të zgjerimit të rrugës Elbasan –Qafë Thanë.

 

Fondi i vënë në dispozicion për 8 km do të jetë 3 mld lekë. Kjo rrugë e fillimisht u tha se do të behët me tre korsi, por kreu I autoritetit rrugorë thotë se planet janë të zgjerohet me 4 korsi. Sipas Evis Berberit, qëllimi është që të ndërhyhet një herë e mirë, për të përballuar fluksin e automjeteve dhe më pas fokusi të jetë për mirëmbajtje, pasi kemi të bëjmë me portën hyrëse të lindjes.

 

Në jemi në fazën përfundimtare të projektit. Mendojmë që këtë rrugë të bëjmë me 4 korsi, pasi duam që të përballojë fluksin e automjeteve I cili është rritur ndjeshëm. Procedurën mendojmë ta hapim brenda muajit qershor. Ne e vijuam më tej projektin me qëllim që ti japim më shumë jetëgjatësi hyrjes më të madhe të lindje të vendit. Është e nevojshme që të bëhen investime të mirëmenduara. Nuk pritet të kemi cënim të objekteve që janë buzë rrugës –sqaroi Berberi në një intervistë për Vizion Plus

 

Duke u ndalur tek asket problematike rrugore, kreu i ARRSH u ndal edhe tek rruga e re që do të ndërtohet drejt aeroportit. Sipas tij në fund të muajit korrik dot ë jetë gati degëzimi nga rruga Kashar-Rinas drejt ish repartit ushtarak. Bëhet fjalë për një segment të shkurtër gati 300 metra me një fond prej 250 mijë euro.

 

Kemi shpallur procedurën e cila mbyllet këto ditë. Jemi gati të nisim punimet. Është një segment i shkurtër afro 300 metra. Nga fundi korrikut rruga kryesore Kashar- Rinas do të ketë edhe një degëzim për t’i dhënë më shumë frymëmarrje qarkullimit të mjeteve. Rruga do të lidhet direkt me kullën e trafikut ajror që është pranë zonës së parkimit të aeroportit.- tha Berberi.

 

Aktualisht, rruga Kashar-Rinas ka një mbingarkesë së qarkullimit të automjeteve për shkak edhe të sezonit turistik, çka e bën të nevojshme ndërtimin e një projekti konkretë për t’i paraprirë zgjerimit të mëtejshëm të këtij fluksi në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *