Policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e festës së ndërrimit të viteve.

 

Është hartuar një plan masash në të cilin janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj për këtë fundviti.

 

Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore

 

Rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale

 

Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese.

 

Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshet publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *